Një përpjekje e madhe humanitare ka nisur për t’iu përgjigjur thirrjeve dëshpëruese të Pakistanit për të përballuar kostot e përmbytjeve musonike që një ministër i përshkroi si “distopi klimatike në pragun tonë”.

Numri zyrtar i të vdekurve nga përmbytjet ka arritur në 1,136, me 1 milion shtëpi të shkatërruara dhe miliona hektarë të mbjella në rrezik. Lumi Indus po kërcënon të dalë përtej brigjeve të tij dhe të përmbyt një të tretën e vendit, një zonë afërsisht sa madhësia e Britanisë.

Musoni vjetor i Azisë Jugore është një pjesë thelbësore e sistemit të saj të motit, përgjegjës për ujitjen e të korrave dhe rimbushjen e liqeneve pas nxehtësisë së verës, por gjithashtu mund të shkaktojë shkatërrim, të kombinuar me rrjedhën nga akullnajat e shkrira. Këto shira, që kanë prekur 33 milionë pakistanezë, ose një në shtatë nga banorët e vendit, vështirë se mund të kishin ardhur në një kohë më të keqe për një vend në prag të kolapsit ekonomik.

Pakistani bëri thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare të dielën, me ndihmën e parë që u dërgua më vonë atë ditë nga Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 Methode Times Prod Web Bin 09c94384 27a4 11ed 9092 6adde03bf612
Methode Times Prod Web Bin 09c94384 27a4 11ed 9092 6adde03bf612

Kryeministri, Shehbaz Sharif, vizitoi veriun e vendit me helikopter për të mbikëqyrur operacionet e ndihmës dhe tha se shirat e musonit ishin “të paprecedentë në 30 vitet e fundit”.

Sherry Rehman, ministrja për Klimën, e konsideroi atë si “musoni përbindësh i dekadës”.

“Ajo që ne shohim tani është një oqean uji që zhyt rajone të tëra. Kjo nuk i ngjason fare një musoni normal, kjo është distopi klimatike në pragun tonë”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm Bilaëal Bhutto-Zardari, paralajmëroi se situata e rëndë ekonomike e Pakistanit do të përkeqësohej në mënyrë dramatike pa ndihmë.

“Unë do të prisja që jo vetëm Fondi Monetar Ndërkombëtar, por komuniteti ndërkombëtar dhe agjencitë ndërkombëtare të kuptojnë me të vërtetë nivelin e shkatërrimit. “Nuk kam parë shkatërrim në këtë shkallë, e kam shumë të vështirë ta përshkruaj me fjalë. . . Është dërrmuese”, tha ai.

Situata është veçanërisht e rëndë në provincat e përmbytura që prodhojnë më së shumti produkte bujqësore dhe blegtorale, Sindh dhe Punjab, të cilat kultivojnë oriz basmati me cilësi të lartë për konsum brenda dhe jashtë vendit.

 Methode Times Prod Web Bin 9f2d6fa4 27a4 11ed 9092 6adde03bf612
Methode Times Prod Web Bin 9f2d6fa4 27a4 11ed 9092 6adde03bf612

Shumë nga ato kultura, që sigurojnë si ushqim ashtu edhe mjete jetese, janë zhdukur. “Natyrisht që kjo do të ketë një efekt në situatën e përgjithshme ekonomike”, shtoi Bhutto-Zardari.

Departamenti meteorologjik i Pakistanit tha se vendi ka arritur dyfishin e reshjeve të zakonshme të musonit, por provincat jugore të Balochistanit dhe Sindh kanë më shumë se katër herë mbi mesataren e tre dekadave të fundit.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore të Sindhit tani i ngjan një liqeni të madh në brendësi dhe në veri të deltës së lumit Indus. Indus, burimi i 90% të ujit të Pakistanit, po kërcënon kështu të kalojë përtej brigjeve të tij.

Pjesë të mëdha të përpjekjeve të ndihmës janë përqendruar rreth qytetit të Sukkur, ku të gjithë sytë i janë drejtuar një sistemi kanalizimesh të epokës koloniale në Sukkur, që rishpërndan ujërat e Indus përgjatë 6000 milje kanalesh.

 Methode Times Prod Web Bin 85b4d52c 27a3 11ed 9092 6adde03bf612
Methode Times Prod Web Bin 85b4d52c 27a3 11ed 9092 6adde03bf612

Vite neglizhence e kanë bllokuar sistemin dhe pjesa më e madhe e tokës bujqësore që furnizon i ngjan një liqeni të madh në brendësi. Pilotët e helikopterëve ushtarakë janë ankuar se përmbytjet janë aq të gjera saqë po përpiqen të gjejnë vende të thata për të shkarkuar furnizimet.

Nëse sistemi i kanalizimeve dështon, qindra mijëra pakistanezë të tjerë mund të përmbyten. Aziz Soomro, mbikëqyrësi i Sukkur Barrage, tha se përparimi kryesor i ujit pritej të mbërrinte pas rreth një jave, por shprehu besimin se portat 90-vjeçare do ta përballonin atë.

Në zonat veriore, duke përfshirë destinacionin turistik të maleve Kaghan, pilotët po fluturojnë në kushte të rrezikshme në përpjekje për të larguar njerëzit nga kodrat e pjerrëta pasi shirat shkaktuan rrëshqitje masive dheu, duke rrëzuar ndërtesa dhe ura. Në një zonë, një hotel me 150 dhoma u shkatërrua dhe u përpi nga një përrua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: