Mediat greke kanë dhënë detaje të reja nga përdhunimi që iu bë, një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë të Greqisë.

Raportohet, se gruaja, me profesion sanitare, ishte duke pastruar një ndërtesë, kur një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërhoqi zvarrë në apartamentin e tij.

Sipas raportimeve, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë. Gruaja shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat.

Ajo ishte e dhunuar keqas, me shenja të shumta dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Ky rast ka nxitur një revoltë të madhe në Greqi, ku aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë.

Policia sakaq, ka nisur një hetim për rastin, e ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin bullgar, ndërsa dyshohet se të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb