Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali. Një e mitur ka qenë viktimë e tre burrave. E mitura ishte takuar me tre burrat shqiptarë që më pas e kanë çuar në një vend të izoluar dhe e kanë përdhunuar nën kërcënimin e armës.

Ka qenë vetë e mitura që ka denoncuar rastin e rëndë. Dy nga përdhunuesit kanë rënë në pranga që në kohën kur ndodhi rasti i rëndë, në vitin 2013. Ndërsa autori i tretë është arrestuar ditën e sotme.

Ai kishte arritur të arratisej dhe ishte strehuar në Shqipëri në kohën kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë, por pak vite më parë ishte kthyer në Itali. Falë kontrolleve të kryera u bë e mundur edhe arrestimi i personit të tretë, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb