Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, e cilëson si të “pa përgjegjshme”, vendimin e qeverisë për të importuar 1.1 milionë doza vaksinash anti-COVID pa specifikuar llojin e tyre.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Shehu thotë, se Shqipëria nuk duhet të importojë doza vaksinash të pa certifikuar nga EMA apo FDA.

Ndër të tjera, Shehu rendit tre pika, që sipas tij, qeveria duhet t’i ndjekë menjëherë për të përballuar situatën e virusit.

Postimi i Tritan Shehut:

Qeveria e pa pergjegjeshme deklaron importin e 1,1 milion dozave vaksinave Covid, por pa specifikuar llojin e tyre.
Shqiperia nuk duhet te importoje, as te aplikoje qofte edhe nje doze vaksine tjeter Covid te pa certifikuar nga EMA ose FDA!
Ne kushtet e veshtira ku e ka futur vendin aventurizmi qeverises, vecanerisht ndaj variantit Delta, Shqiperia duhet te programoje menjehere;

1- Vaksinimin e 2,4 milion banoreve, pra me reth 5 milion doza, vetem ne vaksinat Pfizer, Moderna, probabilisht dhe Johnson & Johnson, si dhe per ata mbi 60 vjec edhe me AstraZeneca.

2-Kontrollin imunitar dhe rivaksinimin me keto vaksina te te gjithe qytetareve qe ne menyren skandaloze jane vaksinuar me vaksinat e pa vertifikuara e te pa sigurta kineze ose ruse, qofte dhe vetem per dozen e dyte.

3- Te filloje te programoje perdorimin e dozes se trete te atyre vaksinave te certifikuara, duke filluar nga dhjetori, sic po mendohet aktualisht.
Per tu bindur per kete mjafton te lexoni ate qe deklarojne e bejne per vaksinat institucionet, qeverite, drejtuesit e vendeve te BE, Perendimore, te Botes se zhvilluar, qofte dhe duke i kthyer prapa edhe dozat e blera nga ata, te atyre vaksinave te pa sigurta.

Per ironi Kina vete po mbyll nje kontrate me Pfizer per 500 milion doza!!!

Ndryshe gabimi i deri tanishem fatal i perdorimit te atyre vaksinave jashte standarteve europiane kineze e ruse do te thellohet, duke mundesuar perseritjen e situatave tragjike me humbje e mijra jete njerezish, shendeti e vlerash financiare ne dimrin qe vjen, gje qe absolutisht duhet e mund realisht te parandalohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb