Replika mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.
Ky i fundit iu kthehu përgjigje ironisë së Ballës, pasi ky i fundit i sugjeroi demokratë që të përdorin ChatGPT.
“Skam pasur dyshime për inteligjencën e personit parafolës, se e ka nën nivelin mesatar meqë përmend ChatGPT.
Ju tërheq vëmendjen kujdes me fjalën. Është zakoni juaj, por po të ishit të vëmendshëm, se ai fyeu. Mbledhja e komisionit thirret në konsultim. Nuk ka pasur konsultime dhe nuk dilni dot, ndaj keni nevojë për chat gdp, ndaj përdoreni. Neni në fjalë nuk flet për komisionin e posaçmen që t’i ndërroni këto komisionet sipas qejfit. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti që i marrim vendimet vetë, jemi autonomë. Ecin në bazë të rregullores dhe kushtetutës.”, tha ai.
