Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit shkaktoi polemika të mëdha në Spanjë dhe jo vetëm. Vendimet e arbitrit “tërbuan” katalanasit, të cilët u mposhtën me rezultatin përfundimtar 3-2.
Kaosi pritet të zgjerohet edhe më tej, pas lajmit të bërë publik sot nga Mundo Deportivo.

Në bazë të asaj që shkruan prestigjiozja, Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ishte prezent në dhomën e zhveshjes së Real Madridit përpara ndeshjes kundër Barcelonës, kur u largua dhe u takua me Soto Grado në tunel, dhe ai përshëndeti gjyqtarin dhe ndihmësit e tij.Numri një i klubit të Realit, në ato momente shoqërohej nga delegati i ndeshjes dhe ish-gjyqtari Carlos Megia Davila.

Nuk mungoi as Miguel Angel Perez Lasa, gjyqtari raportues i RFEF për El Clasico dhe i cili u tërhoq në vitin 2013 pa e akorduar kurrë asnjë penallti kundër Real Madridit në Bernabeu.
Kujtojmë se Barcelona po mendon të kërkojë në rrugë zyrtare përsëritjen e takimit, nëse gabimet e arbitrimit konfirmohen pas shqyrtimit të fakteve.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb