Në Madrid mbetet shumë e nxehtë e ardhmja e Xabi Alonsos, me teknikun spanjoll që është në dyshim të fortë. Në fakt, fillimisht mendohej se Man.City do të ishte testi final, por presidenti Perez dhe pjesa tjetër e stafit i ka dhënë pak më shumë kohë Alonso-s për të ndryshuar fatin e tij dhe rrjedhimisht sezonin e Realit.
Sipas mediave spanjolle, tani Alonso ka edhe tre ndeshje në dispozicion për të shpëtuar stolin e tij. Në këtë mënyrë presidenti Perez merr edhe pak më shumë kohë, për të studiuar tregun, për të gjetur një zëvendësues për Alonson.
Dëshira e madhe e Perez është Jurgen Klopp, i tërhequr që pas largimit nga Liverpool, por tekniku gjerman nuk është bindur ende për t’u rikthyer sërish në stol.
Në raste të tilla është e pashmangshme edhe emri i Zinedine Zidane, por ish trajneri i Real Madrid këtë herë mbetet në pritje të Francës, është ai i përzgjedhuri për të zëvendësuar Deschamps pas Botërorit “FIFA2026”.
Për momentin, opsioni më i mundshëm për të zëvendësuar Alonson është Alvaro Arbeloa, i cili mban postin e trajnerit tek ekipi i të rinjve te Real Madrid.
