Ky vit duket të jetë i Shqipërisë, pasi vendi jonë ka bërë mjaft arritje në botën e sportit.Së fundmi, xhudisti kuqezi Arvin Çullhaj ka marrë medalje bronxi në kampionatin ballkanik që po mbahet në Mal të Zi (90 Kg). Edhe pse rivaliteti ishte i mjaft i madh, i talentuari Çullhaj ia doli, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.

Ai numëron 3 fitore dhe vetëm 1 humbje. Vlen të theksojmë se sporti i Xhudos po njeh përhapje të gjerë në vendin tonë dhe kjo na shton pikë në arenën ndërkombëtare.

666

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: