KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim në mënyrë që akti ligjor i qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj marrëveshjeje dhe statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas një komunikate të Zyrës së BE-së në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me marrëveshjen e parë, në përputhje me Kushtetutën.

Po nga ana tjetër marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, për të vlerësuar marrëveshjen e 25 gushtit për ASK-në. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës. /Telegrafi/

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: