Përfaqësuesit e lëvizjeve palestineze Hamas dhe Fatah do të takohen nesër, më 29 shkurt, në Moskë për të diskutuar formimin e një qeverie të bashkuar palestineze dhe rindërtimin e Rripit të Gazës. Kështu njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA duke cituar ambasadorin palestinez në Rusi.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov konfirmoi se një takim i tillë është planifikuar.

Kujtojmë se Izraeli i shpalli luftë Hasamit, kur ky i fundit më 7 tetor sulmoi territoret izaelite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: