Paulo Dybala luajti sezonin e tij të parë në Romë, ku në 25 ndeshje shënoi 12 gola dhe dhuroi 6 asiste. Kohëve të fundit është përfolur për një largim të mundshëm të sulmuesit në Arabinë Saudite. Për të mohuar këta zëra ka menduar agjenti i lojtarit, Jorge Antun, në një intervistë të dhënë për një media argjentinase.
“Paulo nuk ka folur me askënd dhe nuk kam marrë asnjë telefonatë apo ofertë nga klubet saudite” – Tha ai. Dybala është në qendër të projektit të nisur nga Mourinho.
(BalkanWeb)
