Genc Deromemaj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Kadastrës së Vlorës, vetëm katër muaj pas marrjes së detyrës. Bashkë me të mësohet se është shkarkuar dhe drejtori i kadastrës së Sarandës.

Mësohet se drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Vlorës, Genc Deromemaj, për shkak të performancës së dobët në trajtimin e aplikimeve të qytetarëve dhe shërbimet që ofron ky institucion.

Po ashtu, Goxhobelli ka firmosur shkarkimin edhe për drejtorin e Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, me po të njëjtin motivacion.Burime nga institucioni bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një vlerësimi mbi efiçencën dhe cilësinë e punës në zyrat vendore, ku Saranda është renditur ndër drejtoritë me volum të lartë ankesash dhe vonesash ne procedura. Pritet që të komandohet deri në emërimin e drejtorit të ri një nga drejtoria e Përgjithëshme.

Në Kadastrën e Vlorës dhe Sarandës, janë dy drejtori që kanë volum të lartë shërbimesh dhe interesash edhe për shkak të pronave në zona bregdetare me potencial të lartë zhvillimi.

Aktualisht  në këto drejtori janë komanduar persona të brendshëm në pozicionet drejtuese deri në emërimin e drejtorëve të rinj

Deromemaj, ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, u emërua në krye të institucionit më 24 qershor 2025.

Ai ka qenë anëtar i Partisë Demokratike që prej vitit 2002 dhe ka mbajtur për disa vite drejtimin e degës së PD-së në qarkun e Vlorës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb