Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

Sakaq, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi është emëruar si shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës, ndërsa Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Nga ana tjetër Ervis Gjoshi, është emëruar shef i komisariatit në Dibër dhe Sentilian Ndreu është emëruar përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb