RROGOZHINË

Janë përfshirë nga flakët e zjarrit dhjetëra hektarë ullishte në fshatin Zambishtë të Rrogozhinës. Gazetari Kelment Baçi raporton për “Balkanweb” se zjarri rrezikon të përfshijë edhe pyllin me pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Kavaja, Rrogozhina dhe nga Peqini. Zjarrfikëset kanë vendosur nën kontroll një pjesë të zjarrit. Ndërhyrja në pjesën tjetër është e vështirë, për shkak të terrenit. Për shuarjen e flakëve nevojitet ndërhyrja nga ajri me helikopter pasi terreni eshtë shumë i vështirë.

Kujtojmë se këtë verë, në Shqipëri, sipërfaqe të tëra me ullinj, si dhe pyje janë përfshirë nga flakët.

Disa prej zjarreve kanë qenë nga temperaturat e nxehta të stinës, ndërsa nuk kanë munguar edhe zjarrvëniet e qëllimshme.

Shërbimet e zjarrfikësve të Rrogozhinës, Kavajës dhe Peqinit prej disa orësh po luftojnë në një terren të thyer për shuarjen e flakëve të cilat deri tani kanë djegur mbi 50 hektarë ullinj dhe mbi 20 hektarë pisha dhe shkurre.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb