DURRËS- 3 banesa janë djegur si pasojë e një zjarri në qytetin bregdetar të Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në një godinë në lagjen numër 9, tek ‘Muzeu i Dëshmorëve’.

Zjarri ka rënë fillimisht në bodrumin e godinës, ndërsa është përhapur në 3 banesa duke i djegur pothuajse plotësisht.

Si pasojë e ngjarjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 4 mjete zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punohet për neutralizimin e flakëve.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: