Një automjet është përfshirë në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë. Makina ka qenë parkuar brenda oborrit të dioqezës Lezhë.

Makina ka qënë e parkuar për gati një javë dhe në momentin e shpërthimit në flakë fatmirësisht nuk ka patur personat brenda.

Shërbim zjarrfikës ka mbërritur menjëherë duke parandaluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve të zjarrit në godin e ipeshkvisë Lezhë. Shkak paraprakisht dyshohet një shkëndij elektrike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb