Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në fushën e Lazaratit, në Gjirokastër. Njoftimi për flakët është marrë në orën 20:36, pas telefonatës së një qytetari.

Menjëherë pas sinjalizimit, grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër është nisur drejt vendngjarjes. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte marrë përmasa dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse, të cilat ndërhynë në kohë për izolimin e vatrës.

Falë operacionit të shpejtë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, ndërsa u shua plotësisht në orën 21:50.

Nga zjarri nuk janë raportuar dëme materiale. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb