Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje në tunelin Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur pjesërisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
