Një apartament në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia dhe se fillimisht flakët kanë përfshirë perdet e kuzhinës dhe më pas janë shpërndarë në ambientet e tjera te shtëpisë, duke krijuar panik te familjarët.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës  kanë ndërhyrë menjëherë duke kanë vënë nën kontroll flakët të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi pjesëtarët e familjes në apartamentin e të cilëve ra zjarri pas njoftimit të Shërbimit Zjarrfikës dolën jashtë .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: