Nje automjet tip kamionçinë është perfshirë nga flakët ne autostradën Lushnje- Fier , pranë fshatit Vajkan. Burimet policore bëjnë me dije se automjeti i drejtuar nga Alesio Neli , banues në Tiranë ka marrë flakët në ecje , ndërsa fatmirësisht drejtuesi i cili udhëtonte i vetëm në mjet nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, një ambulancë dhe policia , ndërsa kamioncina pavarësisht nderhyrjes per shuarjen e flakeve , eshte shkrumbuar totalisht. Paraprakisht dyshohet per nje difekt si shkaktar i zjarrit.
Njoftim i Policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
( BalkanWeb)
