Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e plazhit në Durrës. Si pasojë e zjarrit raportohet për dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke vënë në kontroll zjarrin, ndërsa bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Haxhiaj, dëmet materiale janë të shumta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: