Shkolla 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flaket ditën e sotme.

Zjarri është pikasur nga banoret e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar  pasi shkolla që nga data 27 dhjetor ka qenë e mbyllur, por ka pasur vetëm dëme materiale. Sipas burimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

Ndërkohë vetëm një banke është djegur të cilën policia e ka nxjerrë në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave. Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: