Një zjarr ka rënë në hyrjen e një apartamenti në lagjen Kodra e Shtufit.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy mjete zjarrfikëse dhe një mjet mbështetës. Me mbërritjen në vendngjarje, është konstatuar se zjarri kishte shpërthyer në një banesë në katin e dytë të pallatit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të izoluar përhapjen e flakëve në ambientet e tjera, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Falë ndërhyrjes në kohë, nuk pati të lënduar, ndërsa dëmet materiale rezultojnë të jenë të vogla.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë saldimi i një shkalle metalike, që po kryhej nga një banor në një nga katet më sipër.
