Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një banesë është përfshirë nga flakët, në fshatin Gracë të Vushtrisë. Raportohet se një 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.
Autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë,
“Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka njoftua Policia.
