TIRANË

Aktori dhe regjisori Laert Vasili ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për përfshirjen e artistëve në politikë referuar aderimeve të disa artistëve ditët e fundit nga Partia Socialiste.

Vasili tha se është përgjegjësi e tyre dhe se çfarë duan të përfaqësojnë. Ai tha se do pranonte të ishte në listat e kandidatëve por ka një teori për kontrollin e pasurisë para hyrjes dhe pas daljes nga politika.

Kur është koha e duhur që artistët të aderojnë në një parti?! Artisti nuk duhet të ketë bindje politike?! Çfarë është artisti. Përfshirja e artistëve në politikë është përgjegjësi e tyre dhe se çfarë kërkojnë ata të arrijnë përmes kësaj.

PYETJA: Laert Vasili është ftuar të aderojë në ndonjë forcë politike?

LAERT VASILI: Asnjëherë. E vetmja ftesë nga Syriza në Athinë dhe kam marë mbi 4 mijë vota.

PYETJA: Nëse ju ftonin?

LAERT VASILI: Unë kam deklaruar shumë shpejt që jam i majtë. Nuk më intereson fare të jem gaztori i një tavoline ku pasi janë ndarë pazaret me miliarda ftohet dhe dikush që të qeshin barkthyerit nga zhvatja e popullit. Si i majtë më takon aq sa kam forcat e mia të shërbej tek njerëzit që janë në nevojë.

PYETJA: Nëse ju thoni po si e shikoni pjesëmarrjen në atë forcë si pjesë e listave apo si një artist i njohur me bindjet e veta që bën fushatë?

LAERT VASILI: Kjo është në varësi për çfarë ka nevojë një forcë politike e caktuar. Nëse Laerti si i majtë me bindjet që ka që nuk dua të ketë një familje në Shqipëri që nuk i vjen uji apo që ka të papunë, në të njëjtën mënyrë do doja të përfaqësohesha me bindjet e mia të majta dhe t’u vija në ndihmë njerëzve.

Po patjetër që do pranoja të isha në lista. Miqtë e mi më kanë thënë do fillojmë të mbledhim firma se na pëlqen zëri jot. kjo është çështje e një vendimmarrje nga lart. Si në art misionin tim si artist dhe si qytetar do vazhdoj ta zbatoj me rigorozitet në atë mënyrë që ma kanë përcjellë prindërit e mi dhe që si në hyrje dhe në dalje llogaria ime bankare të jetë e dershme.

Nga syriza jam thirrur sepse ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme të emigrantëve shqiptarë.

PYETJA: Jeni sulmuar nga Agimi i Artë?

LAERT VASILI: Në 2012 kur sulmi u bë haptas, mu bllokua teatri u kërcënova me jetë unë dhe familja ime dhe në 2014 u godita fizikisht por Perëndia deshi të më mbante gjallë, e kam thënë haptas që këtu nuk kemi të bëjmë me një parti por me një organizatë krminale që duhet dënuar. Iu erdhi dita, gjyqi u zhvillua më në fund dhe më vjen shumë mirë që vetë Demkracia e Re, partia e djathtë e Greqisë dënoi ekstremin e djathtë nazist dhe në këtë mënyrë bën një shkëputje nga gjithë skaji ekstremi i djathtë.

PYETJA: Sa është goditur Laert Vasili personalisht?

LAERT VASILI: Teatri është goditur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kur goditet arti goditet thelbi i qytetarisë. Ne jemi përpjekur me shfaqjet tona online të ishim sa më afër njerëzve të cilit i kemi munguar në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo u vërtetua. Mendoj se në qoftë se janë hapur baret, restorantet, bankat duhet të hapen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb