Është identifikuar 23-vjeçari i cili humbi jetën në Mat, pasi përfundoi bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit. Bëhet fjalë për shtetasin Renis Dobra i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Dyshohet se i riu është rrëmbyer një ditë më parë, ndërkohë që për përcaktimin e shkakut të vdekjes janë nisur ekspertët nga Tirana.

Në njoftimin e shpërndarë nga policia për mediat, nuk caktohet shkaku i vdekjes, ndërsa pritet ekspertiza nga ekspertët e mbërritur nga Tirana për sqarimin e rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb