Policia e Tiranës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ , të cilët protestuan para Kryeministrisë, ndërsa akuzohen se janë konfliktuar me efektivët.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. Pas hekrave ranë; Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.

“Arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;
referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: