Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e festuan edhe këtë 28 qershor Vidovdanin, në kujtim të betejës kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.
Pas ritualit përkujtimor të mbajtur nga kisha, individë, sikurse në vitet e kaluara, filluan të këndonin këngë për Kosovën dhe të bërtisnin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Kosova është Serbi”.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, më pas, u vendos në dalje dhe disa vizitorë u ndaluan dhe u shoqëruan në makinat e policisë. Festimi i Vidovdanit këtë vit kaloi pa incidente tjera të mëdha. Zyrtarët policorë i kanë kontrolluar të gjithë ata i janë bashkuar festës.
Të pranishëm këtë vit në Gazimestan ishin edhe anëtarë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Në vitet e kaluara, pjesëmarrësit kanë pasur ankesa për “përdorim të tepërt të forcës” nga policia./REL
(BalkanWeb)
