Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protesta e 81-të radhazi ka kaluar në fazën e dytë me nisjen e marshimit nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Turma e qytetarëve ka ritheksuar kërkesën kryesore për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të cilët u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, kanë nisur lëvizjen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në vijim, tubimi do të zhvendoset në disa prej akseve dhe rrugëve më të rëndësishme të Tiranës, ku qytetarët do të vijojnë marshimin e tyre në shenjë proteste dhe qëndrese ndaj qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb