Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin e tyre përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar më pas lëvizjen në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Gjatë marshimit nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit po vijojnë me thirrje të fuqishme drejtuar kreut të qeverisë dhe kabinetit të tij duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme.
