Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish i është drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

Me mijëra qytetarë kanë mbuluar rrugët e Tiranës me simbole dhe flamuj kuqezi, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë rezistence. Lëvizja e turmës po zhvendoset nga bulevardi qendror drejt nyjeve kryesore të qytetit, duke bllokuar në mënyrë simbolike qarkullimin.

Gjatë gjithë linjës së marshimit, protestuesit vijojnë të brohorasin njëzëri parulla të forta kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Koret si “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” po ushtojnë në çdo rrugë ku po kalon marshimi i qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb