Sot në orën 16:00 u mbyll Ankandi i fazës së parë për shitjen e aksioneve (66%) të Tiranës. Në zyrën përmbarimore u paraqitën përfaqësues të palëve të interesit, saktësisht Darli Preza dhe Refik Halili.

Pas përfundimit të orarit zyrtar u mbajt dhe procesverbali i fazës së parë, dhe tashmë do kalohet në fazën e dytë, që do të shpallet dhe në QKB. Brenda 5 ditëve do të ketë një njoftim me shkrim drejt palëve.

Më pas sipas kodit të procedurës civile do të nisë faza e dytë. Dhe do të bëhet rivlerësimi i aksioneve të cilat mund të kenë një zbritje deri në 30% të vlerës pa kamatvonesë. Përqindja përcaktohet nga ligji.

Nëse edhe ne ankandin e dyte nuk paraqiten ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë të marre sendin me minimumin e caktuar në ankandin e ri. Nëse kreditori nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.

Aksionet (66%) që zotëron Refik Halili si president i Tiranës, ishin nën sekuestro, si pasojë e një detyrimi që shoqëria Halili. shpk kishte ndaj familjes Preza.

Bëhet fjalë për një detyrim që bashkë me kamatvonesat shkon në 2 milionë e 400 mijë euro! Shumë kjo që duhej të shlyhej nga Refik Halili.

66% të aksioneve të Halilit te klubi kryeqytetas, dolën në shitje në ankand me vlerë fillestare 161 720 400 lekë.

 

Refkki
Refkki

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb