Përfundon magjia e skuadrave kryesuese në Konferencën e Perëndimit të NBA. Humbja e dytë radhazi për Memphis, që u mund 112-110 nga Phoenix, duke i dhënë fund ecurisë prej 11 fitoresh radhazi. Ndeshje ku për Suns u dalluan Bridges me 24 pikë e Paul me 20.

Po ashtu, edhe Denver, që kishte 9 fitore resht, u befasua në shtëpi nga Oklahoma City Thunder, që fitoi 99-101 në një sfidë plot rivalitet deri në fund. Shai për miqtë ishte më i miri në parket me 34 pikë, duke bërë diferencën.

Por nëse skuadrat e kreut ndalen, Los Angeles Lakers mori fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë, duke u afruar me zonën play-off. Kalifornianët mundën mundën 121-112 Portland Trail Blazers jashtë fushe. LeBron James me 37 pikë e 11 rebound e Thomas Bryant me 31 pikë e 14 rebound, bënë diferencën në fushë për Lakers.

Humbet skuadra kampione e Golden State, që në fushën e vet u mund 120-116 nga Brooklyn Nets. Irving me 38 pikë ishte lider në parket për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Curry për Warriors. Golden State zbret në vendin e 11-të në Perëndim, ndërsa Broolyn ngjitet i treti në Lindje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb