Gazetari Osman Stafa, në një lidhje direkte për News24, raportoi për përfundimin e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Sipas tij, në takim janë marrë tre vendime kryesore. Kryesia ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 11 majit, ndërsa të premten do të marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend.

Po ashtu, PD ka kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare: një për zgjedhjet dhe një për çështjen McGonigal.

Gazetari Osman Stafa: Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së. Dy janë vendimet më të rëndësishme që janë marrë. Kryesia Kryesia e PD vendos të mos njohë zgjedhjet e 11 majit.

Kryesia vendos të shkojë në Kuvend të premten. Kërkesa për dy komisionet parlamentare: Komision Hetimor Parlamentar për Zgjedhjet dhe Komision Hetimor Parlamentar për McGonigal.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: