Blendi Klosi ka zbardhur detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS që përfundoi vetëm pak më parë.
Ai ka zbuluar se brenda datës 21 mars do të ketë diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS
Blendi Klosi: Do të fillojmë me një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS, dhe kjo do të fillojë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave, që tashmë është bërë çdo dy vit në PS dhe është proces i riforcimit të të gjithë strukturës së PS. Proces që do të përfshijë të gjithë forumet dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Brenda datës 21 do të kemi diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS, që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS. Në 12 qershor, bëhet 35 vjetori i PS dhe i gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim
