TIRANË

Gjatë një ceremonie me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar Oficerit Ndërlidhës të vendeve të BENELUX në Shqipëri, z. Charles de Winter “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar që ai ka dhënë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe vendeve të BENELUX, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe trafiqeve të paligjshme.

Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorja e Vendeve të Ulëta (Holandës) znj. Guujse Korthals, përfaqësues të BENELUX dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Veliu ka falënderuar Oficerin Ndërlidhës për bashkëpunimin dhe kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e besimit mes policive homologe të vendeve të BENELUX, për kontributin në finalizimin e disa operacioneve të përbashkëta me partnerët kundër krimit të organizuar, si dhe për bashkëpunimin mjaft efikas me Policinë e Shtetit gjatë misionit të tij 6-vjeçar në Shqipëri.

Whatsapp Image 2020 12 16 At 10.03.09 Am
Whatsapp Image 2020 12 16 At 10.03.09 Am

Ambasadorja e vendeve të Ulëta (Holandës) znj. Guujse Korthals ka theksuar se z. Charles de Winter jo vetëm e ka përmbushur me sukses misionin e tij, por ka punuar sikur të ishte shqiptar, çka tregon se nga ana e Policisë së Shtetit i janë krijuar të gjitha hapësirat dhe i është ofruar një bashkëpunim i shkëlqyer. Gjithashtu kjo tregon qartë vendosmërinë e Policisë së Shtetit shqiptar për të bashkëpunuar me partnerët në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Z. Charles de Winter gjatë fjalës së tij ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për akordimin e certifikatës dhe mirënjohjen e vlerësimin e tij për punën dhe bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit. Nuk do ta harroj Shqipërinë, por do vijë përherë për të bërë pushimet në këtë vend të bukur dhe mikpritës, – është shprehur De Winter.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb