Një tjetër lagje e Tiranës do ketë një furnizim më më të mirë dhe me më shumë uji. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm duke bërë të mundur shtrirjen e një linje tërësisht të re në rrugën e “Barrikadave” në kryeqytet, duke mundësuar rritjen e kapacitetit transmetues të ujit dhe duke evituar në të njëjtën kohë të gjitha humbjet që shkaktonte linja e mëparshme.

ukt3

“Ndërtuam një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjitha subjektet. Investimi u krye në rrugën e ‘Barrikadave’. Punonjësit tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së çdo konsumatori”, shkruan vet UKT në faqen e saj në rrjetin social Facebook.

ukt2

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: