Ka përfunduar numërimi i votave për një tjetër Bashki. Peqini i bashkohet listës së gjatë të Bashkive që kanë përfunduar procesin e numërimit me fitues kandidatin e PS, Lorenc Tosku i cili ka marrë 5432 vota pas 53 kutive të numëruara. Tosku garonte  i vetëm në garë për këtë Bashi.

Nërkohë vijon procesi i numërimit në Bashkitë e Tiranës, Kukësit dhe Shkodrës ku po numërohen edhe kutitë e fundit.

Kujtojmë se nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë më 30 qershor votuan 771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6%.

Screenshot 1
Screenshot 1

(n.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb