Ka përfunduar protesta e 135-të kundër qeverisë, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Për 135 ditë me radhë, protestuesit kanë vijuar qëndresën e tyre, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë.

Edhe ditën e sotme, pas fjalimeve të mbajtura në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt njërës prej hyrjeve kryesore të godinës.

Lëvizja erdhi pas njoftimit të aktivistit Edison Lika se në Kryeministri ndodhej kryeministri Edi Rama.

Gjatë protestës, qytetarët vijuan thirrjet kundër qeverisë, mes të cilave “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Në përfundim të tubimit, protestuesit shprehën vendosmërinë për të vijuar qëndresën, duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb