Pas përfundimit të takimit të PD me aleatët në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë me dije se opozita është e unifikuar për faktin që duhet të dilet me një kandidat të vetëm.

Ai ka zbuluar se janë disa emrat e diskutuar në takimin m dyer të mbyllura, por nuk ka pranuar që paraprakisht të zbulojë asnjë prej tyre.

“Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që mund të përballen me kandidaten që simbolizon covidin dhe vdekjen. Për teknikalitet, kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakordua për profilin që duhet të ketë”, tha ai.
Vendimi për shkarkimin e Erion Veliaj nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë u mor nga Këshilli Bashkiak më 23 shtator.

Ky vendim u ankimua nga Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, çka ka stopuar edhe procesin zgjedhor, kjo pasi procesi nuk mund të nisë deri në momentin që GJK do të marrë një vendim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb