Saspo ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve në lidhje me zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Gazetari Osman Stafa raporton se në takim nuk ishin prezent Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj.

Ai shtoi më tej se deputeti i partisë “Mundësia” Erald Kapri kishte propozuar një kandidat, por emri edne nuk bëhet i ditur.

Gazetari Stafa theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka pritet që në vijim të zhvillojë një takim me kryetari e PDIU Shpëtim Idrizi për emrat e kandidatëve për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

“Në këtë takim nuk kanë qënë të pranishëm  Sekretari i Përgjithshëm i PD  Flamur Noka dhe Agron Shehaj kryetari i Partisë Mundësia. Erald Kapri dhe Barbara Doda përfaqësuan partinë “Mundësia”. Eraldi Kapri tha se kanë propozuar një kandidat por nuk ka  përmendur  një emër. Ne jemi duke pritur edhe përfundimin e takimit dhe deklaratat e Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Sipas burimeve të mia Flamur Noka pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi për të marrë emra për propozime të reja”, tha gazetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb