Shqipëria vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së fundit të grupeve në Euro 2024, atë ndaj Spanjës. Kuqezinjtë janë stërvitur sot nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, me gjendjen e lojtarëve që është mjaft optimale.

Për momentin nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, i vetmi shqetësim në kampin kuqezi është nisja e hetimit nga UEFA për Mirlind Dakun, pas atyre koreve pas ndeshjes me Kroacinë. Tekniku Sylvinho ka kërkuar nga skuadra fokusim, si e vetmja mënyrë për t’u përballur me një rival si ai spanjoll.

Teksa jemi 3 ditë para sfidës ndaj iberikëve, është ende herët për të folur për formacionin apo ndryshimet e mundshme. Një gjë është e sigurtë, në fushë do të zbresin futbollistët me gjendjen më të mirë të mundshme. Shqipëria me 1 pikë të grumbulluar synon suksesin ndaj Spanjës për t’u kualifikuar tutje, ndërsa në krahun tjetër, ekipi i De La Fuentes luan të hënën si një skuadër e kualifikuar.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: