Nga çasti në çast pritet të fillojë festa e vërtetë e Festës së Birrës në Korçë. Pak nga pak po mbushet terminali i autobusave ku është vendosur edhe një prej skenave të Festës.

Gazetarja Erjola Jata raporton për BalkanWeb se qytetarët po zgjedhin masivisht Birrën Korça dhe Tirana teksa janë 12 stenda për secilën nga këto Birra që qytetarët të mund të zgjedhin lirshëm.

Në orën 20:00 në skenën e terminalit ngjiten këngëtari grek Lefteris Pantazis si dhe ata shqiptarë Devis Xherahu e Vikena Kamenica që do të ‘djegin’ atmosferën.

Qytetarët duken të entuziazmuar dhe mezi presin startin e festës teksa një prej tyre, emigrant tha se e kishte për herë të parë që vinte në Korçë për pushime dhe atmosfera sipastij është shumë e bukur.

“Hera e parë që vij në Korçë. Zgjedh Birrën Korça sepse i tillë është vendi, normal. Do të rrij vetëm sonte. Ne jemi në emigrim, kemi ardhur për pushime. Është shumë bukur, nxehtë”- tha emigrant.

Korçarë dhe turistë janë bashkuar tashmë për të kaluar 5 ditë festive në qytetin juglindor dhe për të shijuar mbrëmjet e bukura nën shijen e birrës dhe tingujt e muzikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb