Partizani po përgatitet për ndeshjen e turit të parë të UEFA Champions League ndaj Bate Borisov, e programuar të luhet në fillimin e korrikut. Kampionët e Superligës ndodhen në Pogradec, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Të kuqtë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kanë njoftuar se të enjten do të luhet një takim miqësor. Bëhet fjalë për një test ndaj kampionëve të Maqedonisë së Veriut, Strugës. Ndeshja do të luhet në orën 17:30 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec.

Partizani synon që të afrojë në këtë merkato futbollistë cilësorë. Merkato në hyrje dhe dalje pritet të jetë e nxehtë, me verën që sapo ka filluar për kryeqytetasit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: