Partizani ka nisur përgatitjet për “Europa League” me një befasi jo të vogël. Sot skuadrën e kuqe në stërvitje nuk e ka drejtuar Klevis Dalipi, trajneri i cili mbylli sezonin e kaluar, duke njoftuar në këtë mënyrë zyrtarisht largimin nga të kuqtë.
Në vendin e Dalipit ka qenë Genc Mahmutaj, trajneri i skuadrës B të Partizanit.
Gjithsesi kjo është një zgjidhje e përkohshme pasi shumë shpejt kryeqytetasit pritet të emërojnë trajnerin e ri. Kandidatët për t’u ulur në stol janë Skënder Gega, Mladen Milinkoviç dhe kroati Tokiç, por nuk përjashtohet edhe ndonjë befasi tjetër.
(e.k/BalkanWeb)