Pas disa lajmesh se është zgjedhur presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, ky i fundit ka mohuar këto zëra.

Në një reagim për mediat, Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë sqaron se nuk ka pasur zgjedhje. Në deklaratë sqarohet gjithashtu se President i USSH është zgjedhur Almiro Gurakuqi me proces të rregullt ligjor dhe me mandat 2025-2030.

“Zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH”, sqaron Urdhri i Stomatologut.

Reagimi:

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa portale për zgjedhjen e “Presidentit të USSH”, njoftojmë stomatologët, ndihmësstomatologët dhe të gjithë opinionin publik se zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH. Për këtë arsye, USSH përgënjeshtron çdo lajm, i cili ka si qëllim dezinformimin dhe çorientimin e stomatologëve, ndihmësstomatologëve dhe opinionit publik në lidhje me këtë çështje. Organet e USSH janë duke e ndjekur këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Gjithashtu, USSH vazhdon veprimtarinë e saj në përmbushje të missionit të përcaktuar me ligj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: