Ashtu siç ishte paralajmëruar, aktivistë dhe qytetarë të kryeqytetit janë stacionuar para SPAK, ku po protestojnë për inceneratorin e Tiranës. Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës.

“Hetimet në lidhje me inceneratorit, të vërë para përgjegjësisë personat realë. Të arrestuarit mund të jenë pjesë e abuzimit me detyrën, por SPAK duhet të shkojë më lart, te vendimmarrës, jo te vendimzbatuesit. SPAK të shkojë te koka e korrupsionit në bashkinë e Tiranës”, tha një qytetar.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK lëshoi 15 në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ndërsa sot jepet masa për personat e ndaluar, por edhe ata të shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: