Lionel Messi padiskutim është një ndër futbollistët më të mirë në botë, por për shumë futbolldashës dhe opinionistë për t’u quajtur më i miri ai duhet të fitojë një trofe me Argjentinën, mundësisht Botërorin.
Por jo të gjithë janë me këtë linjë mendimi. Në mbrojtje të futbollistit të Barcelonës ka dalë legjenda angleze e futbollit Gery Lineker. Ai deklaron se Messi-t nuk i nevojitet Kupa e Botës për të treguar veten, pavarësisht se do të ishte diçka shumë pozitive.
Për “Marca” ai u shpreh: “Kurrë nuk e kisha menduar se do të shohim dikë më të mirë se Maradona. Thonë se ai ka fituar Botërorin dhe Messi jo, por Leo ka 4 ‘Champions League’ dhe Maradona asnjë.”
Lineker njihet si një fans i madh i Cristiano Ronaldo-s, por ai mendon se Messi vjen nga një botë tjetër.
“E pëlqej shumë Ronaldo-n, por Messi vjen nga një botë tjetër.”-Ndërsa kur pytet për Ronaldo-n apo Neymar ai shprehet:
“Neymar është e ardhmja, ndërsa Ronaldo është tani, një futbollist shumë shumë i mirë. Neymar është një lojtar i madh. E adhuroj shumë.”
(e.k/BalkanWeb)
