TIRANË

I ftuar në emisionin Open, duke folur për përgjimet e publikuara nga “BILD” dhe qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri Rama, avokati Spartak Ngjela ka qenë i prerë në përgjigjen e tij.  Ngjela tha se nëse do ishte në vend te kryeministrit Edi Rama, në një situatë të tillë krijuar pas publikimit te pergjimeve, do te kishte dhënë dorëheqjen.

I pyetur i se çfarë do të bënit nëse do të ishit si Rama sot, Ngjela nuk vonoi përgjigjen: Do të jepja dorëheqjen!

Ngjela shtoi më tej ndersa tha se “Ne nuk e kemi institucion dorëheqjen. Dorëheqja është institucion demokratik. Këta e japin dorëheqjen vetëm kur shkojnë para gjykatës”.   Për Ngjelën përgjimet janë një skandal se si ka punuar PS dhe kryeministri në blerjen e votave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb