Partia Demokratike ka reaguar sërish për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, lidhur me blerjen e votave nga qeveria socialiste në Dibër.
Sekreti për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka deklaruar se nga bisedat e përgjuara del qartë se kemi të bëjmë me krim të organizuar.
Sipas tij, krimi i organizuar nuk është vetëm për drogën, trafikun dhe vrasjet, por edhe për blerjen e votave.
Përgjimi 1/ Çlirim Gjata: Ajo që mund të përcaktojmë nga biseda, kemi të bëjmë me krim të organizuar. Krimi i organizuar nuk është vetëm për drogën, trafikun, një vrasje, është edhe për blerjen e votës, krim elektoral. Kemi të bëjmë me krim të organizuar me në krye pushtetarët më të lartë, nga ministra deri te kryeministri.
E kanë të përcaktuar rezultatin, është njëlloj sikur shesin drogë. E njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Të gjithë këto janë elementë të kriminalizuar. Përgjimet 2 dhe 3, ku provohet teza që po ngremë ne.
Pjesë nga deklarata e Gjatës:
Përdorimi i parave në zgjedhje ka shkaktuar tërmetin për të cilin flet Damian Gjiknuri. Nga biseda e Damian Gjiknurit me Imer Lalën dhe ajo e Imer Lalës me të nipin, kuptohet qartë përdorimi i parave në zgjedhje, madje aq shumë janë hedhur, sa siç shprehet Gjiknuri shpesh, kanë shkaktuar “tërmet” Mënyra sesi flasin tregon bashkëpunimin për vjedhjen e zgjedhjeve me përfshirjen e shumë personave.
Janë Arben Keshii, drejtor në Ministrinë e Brendshme, është Krashi që u bë drejtor i OSHEE, Drini Reçi Drejtor Arsimor i Dibrës, është Bert Aga, shef i komisariatit, është Imer Lala, që i drejton të gjithë këta, si dhe Damian Gjiknuri, shefi politik i bandës. Fakti që janë dhënë para, i përfshin këta në dispozitën e Kodit Penal 328/a, që, ndëshkohet nga 1 në 3 vjet burg.
Përgjimet e Dibrës faktuan se me Edi Ramën nuk ka fshehtësi të votës. Dënohet nga 3 muaj në 3 vjet burg. Përgjimet, ku zbulohet se njerëzit e Edi Ramës në Dibër mund të kontrollojnë dhe të dinë në kohë reale për kë kanë votuar qytetarët, siç është rasti i një përfaqësuesi të FRD-së në Dibër, tregojnë se për Edi Ramën fshehtësia e votës nuk vlen. Përgjimi fakton shkeljen flagrante të nenit 327 të Kodit Penal për shkeljen e fshehtësisë së votimit, që dënohet nga 3 muaj në 3 vjet burg.
Nuk mund të shkohet në zgjedhje, kur këta lënë njerëz të posaçëm për të zbuluar votën në mënyrë të paligjshme. Përdorimi i punonjësve të shtetit, që nuk lejohet të merren me zgjedhje, përdorimi i policië, korrupsioni aktiv dhe fshehja e votës janë vepra që parashikohen në Kodin penal dhe janë konsumuar në përgjime. Kjo përfshin edhe mbledhjen e kartave, ku faktohet se njerëzit e Edi Ramës në Dibër I mbledhin ato ose për të mos lejuar të votohet, ose për të kontrolluar se kujt ia jep votën.
Babloku Edi Rama i dha garanci Imer Lalës për paprekshmërinë e personave të përfshirë në realizimin e objektivit përmes manipulimit. Përgjimi kur Imer Lala pohon se ka takuar Bablokun, qartëson se personi me këtë nofkë është Edi Rama. Ai e takon atë në kryeministri, pasi ka realizuar që ka marrë përsipër për manipulimin e procesit zgjedhor. Fjalitë e tij tregojnë se ka marrë marrë garanci për paprekshmërinë e aksujt që vjedh zgjedhjet, pavarësisht se PD kishte kërkuar nisjen e një hetimi në bazë të një kallëzimi të bërë pak ditë m ëparë. Gjata tha se njerëzit e Ramës në Dibër mund të bënin çfarë të donin, pasi ishin të garantuar se mund të vjedhin për llogari të Edi Ramës.
BalkanWeb
